Saturday, March 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIsh-trajneri i kombëtares turke vlerëson Kosovën: Skuadër që nuk dorëzohet kurrë, por...

Ish-trajneri i kombëtares turke vlerëson Kosovën: Skuadër që nuk dorëzohet kurrë, por Turqia ka avantazh në cilësi

Ish-futbollisti i kombëtares turke dhe ish-kapiteni i Fenerbahçes, Oguz Çetin ka analizuar përballjen e ardhshme të Kombëtares së Kosovës me Turqinë në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026.

Çetin theksoi se Kosova ka ndërtuar një ekip të fortë në nivel kombëtar, me lojtarë që luajnë në klube më të mira se shumica e kundërshtarëve të fundit, rumunëve.

Sipas tij, suksesi i tyre qëndron tek loja ekipore – mbrojtja dhe sulmi funksionojnë në mënyrë kolektive, dhe përfitimi nga fakti që është një vend i vogël i bën lojtarët më të lidhur dhe me shpirt ekipor të lartë.

“Kosova është një skuadër që nuk dorëzohet kurrë gjatë ndeshjeve. Edhe kur është në disavantazh, ka treguar aftësi për të rikuperuar dhe shënuar gola. Lojtarë si Vedat Muriqi janë individë kyç që mund të ndikojnë në rrjedhën e ndeshjes, por më e rëndësishme është mënyra se si ata krijojnë hapësira për shokët e skuadrës”, ka thënë fillimisht Çetin.

Trajneri turk vlerëson se Kosova mund të përdorë formacione fleksibile, si “3-5-2 apo 5-3-2, duke ndryshuar sipas forcës dhe strategjisë së kundërshtarit. Kjo tregon ndërgjegjësimin e tyre taktik dhe aftësinë për të shfrytëzuar dobësitë e kundërshtarit”.

Ai në analizë përmend se Turqia ka avantazh në thellësinë e grupit dhe cilësinë e lojtarëve, por Kosova përfaqëson një sfidë serioze për shkak të përkushtimit ekipor dhe disiplinës taktike.

Eksperti turk përfundon se, me marrjen e masave të duhura dhe menaxhimin psikologjik të lojtarëve, Kombëtarja e Turqisë ka potencial për t’u shfaqur e suksesshme edhe në një ndeshje me një ekip të përmirësuar si Kosova.

Ndryshe, Turqia ka fituar të tre ndeshjet ndaj Kosovës (6-1 më 2014, 2-0 më 2016, 4-1 më 2017), ndërsa finalja e “play-off”-it do të luhet të martën, më 31 mars nga ora 20:45. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments