HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIsh-trajneri i VLLAZNISË bëhet me skuadër të re

Ish-trajneri i VLLAZNISË bëhet me skuadër të re

Ish-trajneri i Vllaznisë sezonin e kaluar, Mirsad Jonuz është bërë me skuadër të re dhe do të drejtojë në Katar.

58-vjeçari maqedonas pas disa muajsh pushimesh pas largimit nga Shkodra është gati për një aventurë të re.

Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se Jonuz ka udhëtuar drej Katarit ku do të qendrojë për 7 ditë në karantinë sipas ligjit që ka përcaktuar shteti i Katarit e më pas do të zyrtarizohet te skuadra e re që për momentin nuk zbulohet.

Akordi mes klubit dhe Jonuz është arritur tashmë dhe ajo që mungon është zyrtarizimi që do të bëhet menjëherë pasi ish-trajneri i Vllaznisë të dali nga karantina./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments