Tek Kukesi kane nisur pergatitjet per ndeshjet e Europa League dhe drejtuesit e klubit kane nisur edhe merkaton duke sjelle ne ekip edhe disa lojtare me te cilet duan te perforcohen.

Por përpos blerjeve të reja, ka patur “perforcime” edhe ne stafin teknik. Prej dites se djeshme, me skuadrën është bashkuar edhe përgatitësi atletik, Gjergj Poloska.

Poloska është një emër i njohur për tifozët shqiptarë, sidomos për ata që e kanë ndjekur me interes trajnerin Ernest Gjoka. Ai është një njeri i besuar për teknikun kryeqytetas, që e ka ndjekur në çdo skuadër ku ka shkuar.

Poloska ka punuar edhe tek Vllaznia me Gjoken dhe njihet si nje pergatites i mire atletik prandaj dhe numri 1 i pankines kukesiane e ka kerkuar me ngulm ta kete ne krah edhe tek Kukesi.