Ne tribunen VIP te stadiumit “Skenderbeu” pasditen e sotme ne ndeshjen ne mes skuadres vendase dhe Vllaznise, ka patur edhe nje mysafir te veçante.
Behet fjale per ish- trajnerin e Vllaznise Mirsad Jonuz. Ai ka qene i shoqeruar nga i biri dhe nga babai i portierit te Skenderbeut Rexhepi.
Nuk dihet saktesisht nese Jonuz kishte ardhur per te ndjekur kete ndeshje thjesht si spektator dhe per te shoqeruar te atin e Rexhepit, apo ka patur diçka me shume.
Jonuz per momentin eshte pa pune qe prej largimit nga kampionati i Katarit ku drejtoi nje skuader per disa muaj ndersa tani me shume mundesi po pret t’i dale ndonje opsion tjeter per te drejtuar nga pankina./SHKODRA-SPORT.COM/