Ndeshja e neserme ne mes Partizanit dhe Vllaznise po pritet me shume interes ne Shkoder. Shpresat jane te medha per nje rezultat pozitiv te kuqebluve qe do t’i mbante ato ne loje per titullin kampion.

Por nderkohe ish- futbollisti por edhe ish- trajneri i Vllaznise, Ervis Kraja permes nje publikimi ne rrjetet sociale mbremjen e sotme ka dashur te ngacmoje me shume sedren e futbollisteve shkodrane.

Duke iu drejtuar kryesisht mesfushorit Krymi dhe mbrojtesit Gurishta, ai ka dashur t’u beje te qarte se kundershtari nuk ka as respektin minimal per Vllaznine.

“Ardit Krymi- Erdenis Gurishta, e di qe ju me shume se te gjithe do donit ta fitoni kete ndeshje, por ju lutemi tregoni dhe shokeve te ekipit qe ekipi te cilin do te keni kunder, nuk ka respektin minimal per ekipin tone”- shkruan ai./SHKODRA-SPORT.COM/