Njeriu qe ka drejtuar tre here Vllaznine gjate karrieres se tij, tashme mund te marre persiper drejtimin e nje skuadre ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.
Shkarkimi i Ilir Gjylës ka lënë pa trajner Lushnjën. Tanimë klubi i Kategorisë së Parë është në kërkim të një emri që mund ta nxjerrë skuadrën nga vendet e fundit në renditje, me Agim Canaj që është në “pole”.
Në Lushnjë janë të sigurt që Canaj mund të rikthehet në pankinën e lagunarëve pas 18 vitesh, pasi më herët e ka drejtuar skuadrën në sezonin 2003-2004. Është Bashkia e qytetit ajo që do duhet të marrë vendimin, pasi njihet si aksionere e klubit të futbollit.
Canaj së fundmi ka drejtuar Korabin, ndërsa është i njohur për karrierën e gjatë në Superligë. 59 vjeçari vlonjat ka trajnuar ekipe si Dinamo, Vllaznia, Kukësi, Gramozi, Bylis apo Shkumbini.