Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIsh-ylli i Serie A sulmon VAR-in dhe gjyqtarët: Është një rrëmujë totale

Ish-ylli i Serie A sulmon VAR-in dhe gjyqtarët: Është një rrëmujë totale

Ish-mesfushori i Fiorentinës dhe Milanit, Riccardo Montolivo, ka kritikuar ashpër përdorimin e VAR-it në Serie A, duke theksuar se teknologjia po i heq autoritetin arbitrit në fushë, në vend që ta ndihmojë atë vetëm në rastet e gabimeve të mëdha.

Presioni mbi gjyqtarët italianë është rritur ndjeshëm javët e fundit, pas protestave të shumta nga klube dhe trajnerë. Të mërkurën, Napoli u ankua për një gol të anuluar të Rasmus Hojlund dhe për një penallti të akorduar në favor të Veronës. Kontroversat vazhduan edhe në mbrëmje, me vendime të diskutueshme të VAR-it për penallti gjatë ndeshjes Lazio–Fiorentina.

“Arbitrat nuk po përmirësohen në përdorimin e VAR-it”, deklaroi Montolivo për Sky Sport Italia. “Arbitri në fushë ka gjithnjë e më pak pushtet, ndërsa arbitri në VAR ka gjithnjë e më shumë. Për mua, duhet të jetë e kundërta”.

Sipas ish-mesfushorit të Serie A, roli i VAR-it duhet të jetë i kufizuar.

“VAR duhet ta shpëtojë arbitrin vetëm kur ai bën një gabim të madh. Ka kaq. Nëse arbitri mendon se është penallti, mund të jetë ose jo, është ai që e vlerëson. Kështu siç është tani, është rrëmujë”..

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments