Marko Juriç ka gjetur ekip, pas disa muajve pritje. 31-vjeçari befasoi duke firmosur me Bacau në ligën e dytë rumune.
Kroati më parë ishte titullar i Vllaznisë. Te kuqeblutë regjistroi plot 88 paraqitje ku gjeti katër herë golin dhe asistoi dy të tjerë.
Vllaznia e transferonte nga Siroki Brijeg në vitin 2022. Në Shkodër kaloi një pjesë të mirë të karrierës si qendërmbrojtës.
Klubi i ri i Bacaut luan në një kampionat me 22 shkuadra. Pas 11 ndeshjesh të luajtura, numëron 9 pikë dhe mban vendin e 15-të.







