Dy drejtuesit e rinj te Vllaznise, zevendespresidenti Isuf Isufi dhe administratori Ardian Grabova sot kane dale para gazetarëve ne nje konference per shtyp per te shpjeguar ate se cfare po ndodh me merkaton. “Jemi pak te vonuar me merkaton por do te bejme me te miren e mundshme. Kam shume besim tek projekti I z.Nava dhe prandaj kam marre persiper kete detyre. Nese ai nuk realizohet ashtu si duhet, do jem une I pari qe do largohem por kam shume besim se do te ndertojme nje Vllazni pretendente per Kupat e Europes”-ka thene Isufi.

Ndersa Grabova eshte ndalur tek detajet e merkatos. “Ka shume te paverteta. Jakupi e Peqini nuk jane fare ne planet tona ndryshe nga sa thuhet. Mund te konfirmoj se kemi arritur marreveshje me portierin Mocka dhe po shohim edhe per nje portier tjeter tek Siena apo Lugano. Mund te marrim disa lojtare ne forme huazimi nga Parma apo Genoa, fale maredhenieve te mira qe presidenti Nava ka me keto klube. Numri I te huajve mund te jete 5, 6 apo 7, kjo varet nga nevoja qe do te kete skuadra. Mund te jene edhe 3 -4 futbolliste te kampionatit shqiptar”- ka thene administratori I ri I klubit shkodran.

www.shkodrasport.com