Me Spanjën që virtualisht është e kualifikuar, bëhen 7 skuadra nga 8 që kanë fituar të paktën njëherë Kupën e Botës, që kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në Botërorin 2026. Në këtë listë për momentin mungon Italia që për herën e tretë radhazi do të luajë në fazën e playoffit, me Të Kaltrit që shpresojnë që këtë radhë, gjërat të shkojnë më mirë.

Kanë kaluar 20 vjet që nga triumfi i Italisë në Berlin në 2006. Që nga ai moment, Të Kaltrit kanë zhvilluar vetëm 6 ndeshje në botërorëm, duke qënë së në 2010 ata nuk e kaluan grupin ashtu sikurse edhe në 2014, ndërsa dy të tjerët 2018 dhe 2022 i panë nga ekrani i televizorit. Në këtë pikë, vjen spontante pyetja se përse të gjitha skuadrat e mëdha që kanë fituar titullin botëror të paktën 1 herë, kualifikohen direk, kurse Italia është e abonuar me playoffin?

Statistikat thonë se në 22 edicione të Kupës së Botës, vetëm 8 skuadra kanë mundur të shpallen kampione, ndëkohë që në evropianë gjërat janë më ndryshe; 17 edicione me 10 skuadra kampione të ndryshme që kanë triumfuar. I takoi edhe Bashkimit Sovjetik, Cekosllovakisë, Danimarkës, Greqisë dhe Portugalisë të fitojnë. Ndërsa Botërori në rreth 100 vjet janë fituar vetëm nga Uruguaji, Italia, Gjermania,(Perëndimore në fillim, më pas e bashkuar), Brazili, Anglia, Argjentina, Franca dhe Spanja.

Me fjalë të tjera, Kupa e Botës nuk pranon ‘të paftuar’ dhe respekton traditën. Nëse Italia edhe këtë herë do të dështojë në kualifikimin e saj në Botërorin e 2026, do të vendosë një rekord për periudhën më të gjatë që një Kombëtare shënon pa u kualifikuar në një edicion të Kupës së Botës (këtu flasim për skuadrat që kanë mundur të sigurojnë të paktën njëhere pjesëmarrjen në një edicion të Kupës së botës) dhe në këtë pikë, për Italinë bëhet e paevitueshme të ndezë sirena akoma më të forta të alarmi teksa sheh se Botërori për të është shndërruar në një mal shumë të lartë për t’u ngjitur.