Italia mposhti 2-0 Greqinë në “Olimpico” të Romës dhe me 7 fitore në po kaq ndeshje në Grupin J (21 pikë) siguroi kualifikimin në Euro 2020.

Roberto Mancini trajneri i azzurrëve u shfaq i lumtur për fitoren dhe se atë ia dedikon fëmijëve që ndodhen në spital.

“Lojtarët luajtën shumë mirë. Në radhë të parë, dua të falënderoj tifozët në Olimpico që erdhën për të na mbështetur, megjithëse në pjesën e parë ishim disi të tensionuar mbase kishim emocione.

Donim t’u dedikonim fitoren fëmijëve që ndodhen në spital. Greqia po qëndronte mbrapa dhe ne filluam me topa të gjatë, diçka që nuk duhet ta bëjmë.

Ishim më të qetë në pjesën e dytë, ruajtëm përqendrimin dhe ia arritëm qëllimit.”