Pas pushimeve disa ditore për shkak të festave të fundvitit, futbolli në Itali rikthehet sot. Skuadrat më elitare do të provojnë të bëjnë edhe më mirë këtë sezon, ku shumë prej tyre janë me sytë nga merkatoja dhe afrimet e mundshme që mund të bëhen këtë muaj.

Sot në fushë do të zbresin 8 ekipe ku fillimisht Lacio do të sfidojë Breshian në transfertë. Skuadra e Strakoshës po kalon një moment shumë të mirë dhe kërkon të rinisë kampionatin aty ku e la.

Ndërkohë, në orën 15:00 është radha e Kumbullës dhe Rrahmanit për të zbritur në fushë. Verona e tyre do të sfidojë SPAL-in në javën e 18 të kampionatit që është njëkohësisht ndeshja e parafundit e fazës së parë.

Në orën 18:00, Xhenoa do të provojë të lërë pas krizën e rezultateve dhe në shtëpi do të ketë një ndeshje delikate, ku do të përballet me ekipin e Sasuolos. Kjo ditë do të mbyllet me takimin mes Romës dhe Torinos, i planifikuar të luhet në orën 20:45. /VipSport/

12:30 Breshia – Lacio

15:00 SPAL – Verona

18:00 Xhenoa – Sasuolo

20:45 Roma – Torino