Lacio arriti të mundte Milanin me rezultatin e ngushtë 0-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke prerë në këtë mënyrë një biletë për në finale. Kuqezinjtë e Milanit nuk patën raste të shumta shënimi dhe ishte një ndeshje deri diku e vakët, por edhe ato pak raste u ndalën nga Strakosha.
Gardiani shqiptar ka marrë merita nga italianët për këtë kualifikim duke u konsideruar si një nga më të dalluarit në fushë. Pritjet e bëra dhe sidomos ajo ndaj Kalabrias që të gjithë e konsideruan gol të sigurt, ka bërë që për Strakoshën të ketë vlerësime pozitive dhe të thuhen fjalët më të mira në Itali.
“Sololazio.it- Thomas Strakosha 7.5: Diagonalja e Kalabrias është e rrezikshme, por Strakosha shtrihet dhe e nxjerr topin jashtë. Nuk bën gabime as me këmbë. Thomasi i madh, shlyen edhe gabimin e bërë ndaj Kievos.
Ilmessagero.it- Thomas Strakosha 6.5: Fluturon te gjuajtja e Kalabrias dhe tregon në çdo moment siguri sikur kërkon të thotë: “Ja ku jam”. /VipSport/