Ndryshe nga vitet e kaluara, kampionati në Shqipëri për sezonin 2022-2023 do të startojë më herët. Sipas MCN Abissnet Superiore do të ngrejë siparin më 20 gusht. Ndërkohë Kategoria e Parë, do të startojë një javë më vonë, pra më 27 gusht.

Vlen të përmendet se kampionatet do të startojnë më herët këtë vit, për shkak të Botërorit që është planifikuar të mbahet në nëntor dhe dhjetor të këtij viti.

Kështu, gjatë periudhës që do të luhet Botërori, të gjitha kampionatet do të jenë pushim. Ne keto rrethana finalja e Superkupes sipas rregullit te pervitshem do te luhet nje jave para startit te kampionatit.

Qe do te thote perballja e shumepritur Tirana- Vllaznia pritet te luhet me 13 gusht. Megjithate gjithçka do të konfirmohet në mbledhjen që do të zhvillohet nesër nga Komiteti Ekzekutiv në FSHF.