Vllaznia mbeti pa trajner pa largimit të papritur për arsye familjare të Hasan Likës. Drejtuesit e klubit tashmë janë në kërkim të trajnerit të ri, por nuk duan të nguten, pasi këtë fundjavë nuk ka ndeshje kampionati.
“Vipsport.al” mëson nga burime pranë klubit shkodran se po shihet mundësia për një zgjidhje brenda familjes. Suad Lici dhe Engin Firat, dy drejtuesit kryesorë të klubit kuqeblu, po mendojnë për afrimin e mundshëm të njërit prej trajnerëve që janë aktualisht pjesë e klubit.
Një alternativë është ndihmësi i Hasan Likës, Safet Osja, ndërkohë që kandidatë janë edhe trajnerët e akademisë, Luan Zmijani, Altin Xhahysa, apo edhe Elvis Kraja i Vllaznisë B.
Brenda këtyre dy ditëve situata do të ketë marrë një zgjidhje zyrtare, pasi duhet parë edhe gatishmëria e trajnerëve të sipërpërmendur për të marrë drejtimin e Vllaznisë në këtë moment.
Skuadra shkodrane po shkon e sigurt drejt Superiores, ndaj dhe nga drejtuesit e saj shihet e udhës për stolin që të afrohet një nga trajnerët brenda familjes. Vllaznia kryeson Grupin A në Kategorinë e Parë, me 28 pikë. / Vipsport/