Vushtrria është rikthyer në Superligë pas 3 vitesh. Skuadra që ishte shpallur kampion në vitin 2015, këtë vit u shpall kampion në Ligën e Parë.
Për këtë pati shumë meritë edhe trajneri Samuel Nikaj, për të cilin është diskutuar në mediat shqiptare që do të largohet nga Vushtrria.
Por media te ndryshme ne Kosove bejne te ditur që drejtuesit e Vushtrrisë janë të interesuar që të vazhdojnë bashkëpunimin me Nikajn.
Sipas burimeve të Indeksonline, kryesia e klubit do të mblidhet javën e ardhshme për të hartuar planin për edicionin 2019/20.
