Tashme eshte bere fakt i kryer: Ne fushen sportive “Reshit Rusi” shume shpejt do te nisin punimet per vendosjen e tapetit te ri sintetik. Kjo ndodh pas plot 13 vitesh sepse tapeti tjeter ishte vendosur pikerisht ne vitin 2008 dhe si rrjedhoje e kalimit te nje periudhe kaq te gjate, gjendja e tij kohet e fundit ka qene teresisht e degraguar.
Lajmi per nderrimin e tapetit te kesaj fushe ka gezuar sidomos futbollistet dhe stafin e trajnereve te Akademise Vllaznia te cilet sterviten çdo dite aty dhe po ashtu, i luajne edhe ndeshjet zyrtare ne kete fushe.
Po sa do te zgjase procesi i vendosjes se tapetit te ri? Drejtori teknik i Akademise Alban Neziri ka bere te ditur per “Shkodra Sport” se nese gjerat shkojne ashtu si duhet, ky proces do te perfundoje per nje periudhe trejavore.
E rendesishme eshte qe puna te nise menjehere te enjten ne menyre qe te mos humbet me kohe. Gjate kesaj periudhe qe fusha do te jete e padisponueshme per stervitje e ndeshje, mesohet se ekipet e Akademise Vllaznia do t’i zhvillojne stervitjet ne fusha te tjera.
Nderkohe, ndeshjet e kampionateve do t’i zhvillojne jashte Shkodre ne marreveshje me ekipet kundershtare dhe me FSHF-ne./SHKODRA-SPORT.COM/