Kastrioti do luajë sot kundër Vllaznisë në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Krutanët udhëtojnë drejt Shkodrës për të marrë pikë, gjë që është deklaruar edhe nga trajneri Ndreu përpara takimit. Duket se timonieri i Kastriotit nuk do bëjë shumë ndryshime në sfidën kundër kuqebluve.

Në portë pritet Sali. Mbrojtja me katër ku nga krahët priten Neziri djathtas dhe Rami majtas ndërsa në qendër Karakaçi dhe Hussein. Mesfusha pritet të besohet Mëllugjës, Bashës dhe Onanugas. Në krahë për të mbështetur sulmin priten Prodani dhe Greca.

Dilema e vetme për Ndreun duket se qëndron se kush do jetë në krye të sulmit. Ajazi ka qenë si titullar në javët e fundit, por Mudrazija ka fituar pikë në javët e fundit.

Sulmuesi kroat ka gjetur rrjetën si në kampionat ashtu edhe në kupë. Ky pritet të jetë edhe formacioni i krutanëve sonte në “Loro Boriçi”.

Endri ÇINARI