Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJackson i jep lamtumirën Egnatias: Dërgova klubin aty ku e meriton, e...

Jackson i jep lamtumirën Egnatias: Dërgova klubin aty ku e meriton, e kreva detyrën time

Jackson largohet zyrtarisht nga Egnatia. Është vetë lojtari që konfirmon lajmin me anë të një postimi në rrjete sociale ku jep lamtumirën nga Rrogozhina.

“Do të doja të njoftoja se cikli im me Egnatian është mbyllur. Mirënjohje për këto 3 vite që jetova në këtë klub.

Mësime, humbje, fitore dhe jam shumë i lumtur që largohem duke lënë skuadrën aty ku e meriton. Detyra ime me klubin u krye.

Faleminderit të gjithëve në qytetin e Rrogozhinës që më mirëpritën që në fillim. Bëra miq që do t’i mbaj gjithmonë në zemër. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë. Faleminderit!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments