Java e 18-te e kategorise Superiore, ndeshjet e se ciles u luajten te marten e te merkuren, dhuruan disa gabime te renda te arbitrave dhe sidomos ne ndeshjet Luftetari- Kukesi e Tirana- Bylis.

Keto gabime padyshim qe kane ndikuar edhe ne rezultatet e ndeshjeve por ka edhe nga ato qe mendojne se keto gabime nuk kane ndikuar dhe njeri prej tyre eshte ne fakt nje emer i njohur i arbitrimit, tashme ne rolin e moviolistit.

Albano Janku, ish-gjyqtar ndërkombëtar, nuk mendon se gjyqtarët kanë ndikuar ndeshjet e kësaj jave në Kategorinë Superiore. Në studion e “Pressing” ai deklaroi se gabimet ishin plotësisht njerëzore.

“Absolutisht jo, kemi parë jo vetëm në kampionatin tonë, një ndeshje e gabuar nga arbitrat, kemi gabime në ndeshjet e tjera. Kam ofruar të shikosh më me vëmendje se ka momente të gabuara si gabohet në çdo lloj kampionati të Europës.

Bota ka shpikur VAR-in që ta kemi në sezonin e ardhshëm. Përderisa gabohet e nuk merr njeri përsipër të gjykojë më thellë gjërat, është gabim njerëzor”, tha Janku. /vipsport/