HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJava e 12-të e 'Abissnet Superiore' luhet në tre ditë, ja datat...

Java e 12-të e ‘Abissnet Superiore’ luhet në tre ditë, ja datat dhe oraret e ndeshjeve të saj

Janë caktuar edhe datat dhe oraret se kur do të luhet java e 12-të e “Abissnet Superiore” e shtyrë për shkak të miqësores të Kombëtares shqiptare me Katarin. Kështu, java e 12-të do të luhet në 3 ditë, më datat 12, 13 dhe 14 nëntor.

Ditën e shtunë më 12 nëntor do të zhvillohen dy sfida që do të startojnë në orën 13:00. Klasikja e Shqipërisë, ajo midis Vllaznisë dhe Tiranës do të luhet në kryeqytet për shkak se po mbillet bar i ri në “Loro Boriçi”. Sfida tjetër e ditës së shtunë është ajo midis Egnatias dhe Laçit.

Të dielën do të luhen gjithashtu dy sfida që startojnë në orën 13:00. Partizani do të luajë në shtëpi, te Kompleksi Partizani përballë Bylisit. Kastrioti do të përballet me Kukësin në Kamëz.

Të hënën është dita e derbit Erzeni-Teuta. Edhe kjo sfidë starton në orën 13:00 dhe do të luhet në Rrogozhinë për shkak se po mbillet bar i ri edhe në “Niko Dovana”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments