Plani i javës së 12 të Kategorisë Superiore sheh ndeshjet të ndara përsëri në tre ditë, ashtu si në këtë javë, por duke iu kthyer “klasikes” së fundjavave, mes të premtes, të shtunës dhe të dielës.

Sipas planit paraprak, ndeshja Tirana-Vllaznia do të jetë ajo që do të hapë javën të premten në “Selman Stërmasi” në orën 18:00. Por pritet konfirmimi zyrtar, sidomos pasi shkodranët kanë luajtur të hënën duelin e tyre të kësaj jave e kanë më pak kohë në dispozicion për t’u riaftësuar në krahasim me bardheblutë që luajtën të shtunën.

Ndërkohë, bie në sy se për shkak të stadiumeve ku luhen sfidat, do të ketë më shumë ndeshje që zhvillohen në drekë. Kështu, të shtunën të dy sfidat Luftëtari-Teuta dhe Bylis-Skënderbeu luhen në orën 14:00, pasi impiantet pritëse nuk kanë ndriçim artificial.

Të dielën, sfida Laçi-Kukësi, po për të njëjtën arsye luhet në orën 14:00. Ndërsa java mbyllet në Vlorë me duelin mes Flamurtarit dhe Partizanit. Gjithsesi, ky është plani paraprak, pasi FSHF së fundmi ka pranuar thuajse çdo kërkesë të klubeve për të ndryshuar orarin e ndeshjeve apo ditëve kur zhvillohen takimet. /vipsport/

Java 12
E premte
Tirana-Vllaznia 18:00

E shtunë

Luftëtari-Teuta 14:00

Bylis-Skënderbeu 14:00

E diel

Laçi-Kukësi 14:00

Flamurtari-Partizani 17:00

Ky ka qene njoftimi i pare i FSHF-se por duket se ajo ka nderruar mendje duke caktuar keto orare per ndeshjet e javes se 12-te te kategorise Superiore.

KATEGORIA SUPERIORE
E shtunë, 09/11/2019
Ora 14:00| Luftëtari – Teuta

Ora 14:00| Bylis – Skënderbeu

Ora 17:00| Tirana – Vllaznia

E diel, 10/11/2019
Ora 14:00| Laçi – Kukësi

Ora 17:00| Flamurtari – Partizani