Thursday, January 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJava e 20-të e Superiores, ja kur luhet supersfida Dinamo- Vllaznia

Java e 20-të e Superiores, ja kur luhet supersfida Dinamo- Vllaznia

Gara për vendin e parë në “Abissnet Superiore” u rihap sërish ditën e djeshme. Vllaznia mundi Egnatian kryesuese dhe tashmë diferenca mes ekipeve të kreut është reduktuar. Megjithatë ka ende edhe shumë rrugë përpara. Gjysma e dytë e kampionatit sapo ka nisur.

Java e 20-të ndërkohë dhuron një tjetër supersfidë, atë në mes Dinamos dhe Vllaznisë. Kjo sfidë është planifikuar të luhet të hënën në ora 19:30 dhe të paktën deri tani është e llogaritur për t’u luajtur në Tiranë.

Dinamovitët do të luajnë sot në Durrës ndaj Teutës dhe duhet pritur rezultati i këssaj ndeshje për të ditur nëse ato do të jenë më lart, të barabartë apo poshtë kuqebluve në renditje. Pavarësisht kësaj, sfida e së hënës është e sigurtë që pritet me shumë interes dhe kjo për shumë arsye.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 20-të:

Të dielën:

Flamurtari- Bylis ora 17:00

Egnatia- Elbasani ora 17:00

Të hënën

Vora- Tirana ora 13:30

Partizani- Teuta ora 17:00

Dinamo- Vllaznia ora 19:30

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments