Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJava e 20-të e Superiores nis sot me dy sfida shumë interesante

Java e 20-të e Superiores nis sot me dy sfida shumë interesante

Nga Fatos LAMAJ

Premtohet spektakël dhe dinamikë në dy duelet e sotme të cilat jan në kuadër të javës së 20-të të “Abisnet Superiore”.

Paralelisht do të luhet në orën 17:00 ku sfida Egnatia-Elbasani do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë,ndërsa Flamurtari-Bylis do të luhet në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë.

Kampionët në fuqi zbresin në fushë për të rrëmbyer fitoren dhe për të blinduar dhe më shumë vendin e parë nga ku ndodhet aktualisht me 37 pikë.

Ndërsa po aq egër në fushë pritet të luaj edhe Elbasani pasi e ndjek nga pas Egnatia me 34 pikë.

Të gjendur në vendin e dytë verdheblutë jan më të motivuar se kurr që të rrëmbejnë kryesimin.

Në të njëjtin sprint konkurrence do të jetë edhe sfida mes Flamurtarit i cili pret në shtëpi skuadrën e Bylis.

Në një kohë kur të dyja skuadrat luajn për pikë në kufirin e jetikeve,ndeshja në Vlorë pritet të jetë mjaftë e luftuar.

Tre pikëshi në fund të garës më shumë se sa synim për të shijuar fjalën fitore në këto kushte është shumë i nevojshëm,sidomos për vlonjatët të cilët ndodhen në zonën e ftohtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments