Abisnet Superiore kthehet në fundjavë me ndeshjet e saj të radhës të cilat do të luhen të ndara në dy ditë dhe në dy orare të ndryshme.
Gjithçka do të nis të shtunën me tre takime mjaftë interesante të cilat do të luhen në orën 13:30 dhe në orën 16:30.
Bylis pas humbjes me Flamurtarin do tentoj për të ndalur Egnatian e cila duket se po humbet terren nga java në javë.
Tirana-Flamurtari finalja e mbijetesës e cila do vendos përballë dy skuadrat që mbyllin tabelën e klasifikimit.
Të dy takimet si në Ballsh dhe në Tiranë do të luhen në orën 13:30.
Gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Loro Boriçi” ku në orën 16:30 do të zhvillohet sfida Vllaznia-Partizani një ndeshje spektakolare,sepse asnjëra prej skuadrave nuk do që të lëshoj terren.
Të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit ku fillimisht Teuta pas humbjes në minutat shtesë përballë Partizanit,do tentoj të mar tre pikëshin përballë Vorës e cila duket se po bën mirë këtë kampionat,ky takim do të luhet në orën 13:30.
Ndërsa në orën 16:30 Elbasani-Dinamo do të luajnë përballë njëra-tjetrës për ti prishur punë skuadrave si Egnatia dhe Vllaznia.
Të shtunën
Bylis-Egnatia(13:30)
Tirana-Flamurtari(13:30)
Vllaznia-Partizani(16:30)
Të dielën
Teuta-Vora(13:30)
Elbasani-Dinamo(16:30)


