Kategoria Superiore do zhvillojë javën e 25 në dy ditë. Të diel, në datën 21 mars do luhen katër sfida në dy orare, ndërsa të hënën e 22 marsit sfida e radhës. Ky spostim vjen në një kohë kur mesin e javës tjetër, të mërkurën luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
Të diel zhvillohen katër takime. Në 13:00, Bylis pret Kukësin, Kastrioti luan me Vllazninë në Kamëz, ndërsa Laçi dhe Tirana ndeshen në një sfidë të luftuar.
Në 16:00, dita mbyllet me ndeshjen Partizani – Teuta, që luhet në Elbasan. Të hënë në 22 mars, në 13:00 Apolonia pret Skënderbeun, me skuadrat që janë në zonën e ftohtë të renditjes.
Kategoria Superiore – Java 25
21 mars – e diel
13:00
Bylis – Kukësi
Kastrioti – Vllaznia
Laçi – Tirana
16:00
Partizani – Teuta
E hënë, 22 mars 13:00
Apolonia – Skënderbeu