Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e 5-të ku nuk munguan as rezultatet surprizë. Tirana dhe Teuta nuk fitojnë sërish dhe barazojnë në ndeshjet e tyre ndaj Kastriotit dhe Bylisit.

Kukësi merr fitoren e radhës dhe I shakton Vllaznisë humbje e parë të sezonit. Partizani i Ilir Dajës “shkëmoq” 4-0 Skënderbeun, ndërsa Laçi fiton me goleadë 6-1 ndaj Apolonisë.

Java e 6-të e Kategorisë Superiore do të luhet në dy ditë. Të premten do të luhet derbi Tirana-Partizani në orën 18:00, ndërsa të shtunën do të luhen 4 ndeshjet e tjera.

Vllaznia-Bylis dhe Skënderbeu-Laçi do të luhen në orën 13:45, ndërsa Teuta-Kastrioti dhe Kukësi-Apolonia do të luhen me drita në orën 16:45.

Java e 6-të

E premte

Tirana-Partizani 18:00

E shtunë

Vllaznia-Bylis 13:45

Skënderbeu-Laçi 13:45

Teuta-Kastrioti 16:45

Kukësi-Apolonia 16:45