Do të luhen sot 8 takimet e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë në Grupet A dhe B. Vëmendja është te sfida e Grupit B mes Egnatias dhe Besës. Një “derbi” i veçantë mes 2 skuadrave pretendente për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.

Sfidë mjaft interesante dhe ajo mes Shëknkollit dhe Vllaznisë në Grupin A. Skuadra e trajnerit Alcani do të kërkojë të ndalë shkodranët, të cilët kërkojnë shkëputjen.

Nga ana tjeter, me shume interes pritet edhe ndeshja qe do te luhet ne Shijak ne mes Erzenit dhe Veleçikut. Ky i fundit ka patur nje ecuri te mire deri me tani dhe jo me kot ka pike te barabarta me shijakasit qe konsiderohen pretendente.

Per kete arsye, koplikasit do te tentojne te mos dalin pa pike nga kjo transferte e veshtire dhe nese ia dalin, do te ishte diçka shume pozitive.

JA TË GJITHA PËRBALLJET E DITËS SË SOTME:

GRUPI A

Erzeni-Veleçiku 14:00

Shënkolli-Vllaznia 14:00

Vora-Besëlidhja 14:00

Iliria-Dinamo 14:00

Korabi-Burreli 14:00

GRUPI B

Egnatia-Besa 14:00

Turbina-Orikumi 14:00

Apolonia-Tomori 14:00