Superiorja ditën e sotme do të luajë dy ndeshjet e tjera të javës së 7-të të kampionatit. Vëmendja e tifozëve shqiptar do të jetë në Elbasan dhe Vlorë, teksa do të luhen në të njëjtën orë, 17:00.

Në Vlorë do të sfidohen mes tyre dy ekipet e fundit në tabelën e klasifikimit. Flamurtari – Partizani rikthen një nga duelet më spektakolare në futbollin shqiptar, i cili i ka munguar elitës prej 5 vitesh. Të dyja skuadrat do të luftojnë për 3 pikët dhe për të “shkelmuar” krizën në të cilën ndodhen prej javësh.

Interesant do të jetë edhe dueli mes Elbasanit dhe Vorës, që do të luhet në “Elbasan Arena”. Skuadra e Ivan Gvozdenovic ndodhet në vendin e 4-t në klasifikim mr 11 pikë, ndërsa Vora mban vendin e 6-të me 7 pikë. Të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve dhe do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

NDESHJET E SOTME

Elbasani- Vora ora 17:00

Flamurtari- Partizani ora 17:00