Sot nis java e dytë e Kategorisë Superiore. Dy ndeshjet e ditës së sotme janë Erzeni-Vllaznia dhe Skënderbeu-Dinamo.jhl
Në orën 16:00 shijakasit do të presin kuqeblutë. Ekipi i Deliallisit vjen në këtë duel pas barazimit me Laçin ndërsa skuadra e Memellit pas fitores me Kukësin.

Erzeni do të kërkojë 3 pikëshin e parë për këtë edicion ndërsa Vllaznia fitoren e dytë radhazi. Ndeshja Skënderbeu-Dinamo do të luhet në orën 19:00.

Korçarët fituan javën e parë ndaj Egnatias pretendente për titullin ndërsa blutë humbën me Tiranën. Skuadra e Gvozdenoviç do të kërkojë fitoren e dytë radhazi, ndërsa ekipi i Di Biaxhos pikët e para në këtë sezon.


JAVA 2

Ora 16:00

Erzeni- Vllaznia (në Rrogozhinë)

Ora 19:00

Skënderbeu- Dinamo