Java e dytë e Superligës ka shfaqur deri më tani lojëra dhe çifte shumë interesante. Gjithçka filloi të premten me takimin Dinamo – Laçi që përfundoi në shifrat 1-1. Dje u luajtën edhe takimet Skënderbeu-Partizani dhe Vllaznia – Teuta , ku të dy ndeshjet përfunduan në shifrat 1-1.
Pra çdo gjë ka qenë nën shenjën e barazimeve apo X-it deri në këto momente në këtë javë. Sot do kompletohet plotësisht edhe raundi i dytë ku në 13:45 Tirana do presë Egnatian. Bardheblutë vijnë pas fitores 4-2 kundër Skënderbeut e rrogozhinasit pas humbjes 1-3 kundër Kukësit në javën e parë. Një takim interesant pritet mes këtij çifti ku Gugash Magani do vihet pëballë së shkuarës. Nga njëra anë pretendimet e mëdha të kryeqytetasve këtë sezon e nga ana tjetër ambicia për të bërë mirë e rrogozhinasve.
Javën e dytë e mbyll komplet ndeshja mes Kukësit dhe Kastriotit në orën 16:45. Dy ekipe në humor të kundërt ku kuksianët vijnë pas fitores 1-3 kundër Egnatias e krutanët pas disfatës 0-2 kundër Dinamos. Kukësi një ekip për tu zbuluar këtë sezon e krutanët për të vijuar me lojën e fortë që shfaqën sezonin e kaluar. Një ndeshje interesante për të shikuat vijimësinë apo reagimin e dy skuadrave.
Këto takime mbyllin edhe xhiron e ndeshjeve të dyta në Superligë. Çdo gjë deri në këto momente është ndarë në mënyrë të barbartë në këtë javë. Të shohim nëse trendi do jetë i njëjtë edhe ditën e sotme. ENDRI ÇINARI