Ditën e diel do të luhet edhe java e fundit e Kategorisë superiore për këtë vit kalendarik. Më pas ekipet do të marrin pushimet e fundvitit dhe do të nisin grumbullimin për fazën përgatitore.
Kalendari i së dielës rezervon një sfidë spektakolare si ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut.
Të dyja skuadrat vijnë nga situata krejtësisht të ndryshme. Verilindorët firmosën sot fitoren e katërt radhazi ndërsa korçarët pësuan humbjen e tretë radhazi.
Kukësi kryeson renditjen dhe kërkon të ruajë distancën me ndjekësit, edhe për t’u shpallur kampionë dimri. Ndërkohë, sfidë delikate për Tiranën që do të luajë në transfertë me Laçin.
Kurbinasit janë një kundërshtar i vështirë në shtëpi, ndërsa bardheblutë hapat fals mund t’i dëmtojnë shumë në kontaktin me kreun e klasifikimit. Partizani luan në transfertë ndaj Vllaznisë.
Të kuqtë do të kërkojnë t’iu rikthehen rezultateve pozitive pas tre humbjeve radhazi, ndërsa edhe shkodranëve iu duhet të reagojnë pas disfatës me Kukësin. Ndërkohë, dy sfidat e mbetura janë Bylisi dhe Luftëtari dhe Flamurtari me Teutën. VipSport./
E diel, Java 17
22/12/2019
13:00 Laçi – Tirana
13:00 Flamurtari – Teuta
13:00 Bylis – Luftëtari
16:00 Partizani – Vllaznia
16:00 Kukësi – Skënderbeu