Pas mbylljes së javës së pestë të Superiores, FSHF ka bërë publike edhe axhendën për javën e gjashtë.Siç raporton FSHF në uebsajtin e saj zyrtar, katër takime do të luhen ditën e shtunë, në datën 28 shtator. Bylisi do të presë në shtëpi Flamurtarin, ndërsa Luftëtari dhe Laçi përballen së bashku në Gjirokastër.
Skënderbeu udhëton drejt Shkodrës për t’u përballur me Vllazninë, ndërsa në transfertë luan edhe Kukësi, teksa sfidon Teutën në “Niko Dovana”. Të gjitha takimet e së shtunës do të luhen në orën 16:00, ndërsa po në këtë orë, do të luhet edhe një ditë më pas, të dielën, derbi i madh i kryeqytetit.
Tirana do të pres në orën 16:00, në datën 29 shtator, Partizanin, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Deri në këtë moment, FSHF ka vendosur që takimi të luhet pa drita, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ndryshim gjatë javës apo deri ditën e dielë do të mbetet në fuqi ky vendim.
Kategoria Superiore – Java 6
E shtunë, 28 shtator
16:00 | Bylis-Flamurtari
16:00 | Vllaznia-Skënderbeu
16:00 | Teuta-Kukësi
16:00 | Luftëtari-Laçi
E dielë, 29 shtator
16:00 | Tirana-Partizani