Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbardhur axhendën për javën e shtaëtë të Superiores. Të gjitha takimet janë caktuar të zhvillohen të premten dhe të shtunën. Përkatësisht 3 sfida do të luhen të premten, kurse dy të tjerat një ditë më pas.

Vllaznia – Partizani është zgjedhur si kryesfida e kësaj jave e cila do të zhvillohet të premten në orën 17:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Më poshtë njihuni me axhendën e Kategorisë Superiore për javën e shtatë.

Abissnet Superiore| Java 7

Nr Ndeshja Data Ora Vendi

1 Tirana-Laci 07.10.2022 15:00 Tirane

2 Erzeni-Egnatia 07.10.2022 15:00 Durres

3 Vllaznia-Partizani 07.10.2022 17:45 Shkoder

4 Kukesi-Bylis 08.10.2022 15:00 Kukes

5 Kastrioti-Teuta 08.10.2022 15:00 Kamez