Kategoria Superiore do zhvillojë sot dy ndeshjet e fundit të javës së dytë. Pas përfundimit të tyre, skuadrat do mendojnë për javën e tretë. FSHF ka bërë publike edhe axhendën e javës së tretë, që do zhvillohet në dy ditë dhe orare të ndryshme.

E shtuna dhe e diela e javës që vjen janë programuar për duelet e radhës. Të shtunë në 13:45, Laçi pret Kukësin, ndërsa në 16:45 Teuta luan me Dinamon. Po të shtunën, në 19:45 luhet Partizani – Vllaznia në “Elbasan Arena”.

Të diel në datën 26 shtator luhen dy ndeshje. Në 13:45 Kastrioti pret në Kamzë Tiranën e Shehit, ndërsa po në këtë orar Egnatia luan në Rrogozhinë me Skënderbeun.

Skuadra shkodrane padyshim qe do te kerkoje te marre nje rezultat pozitiv edhe ndaj te kuqve te cilet ne fakt nuk e kane nisur ashtu si duhet kampionatin dhe per kete arsye pritet nje sfide shume e forte.