Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Je i kënaqur kur merr fitore në Kukës', Mirel Josa ka sinqeritet:...

‘Je i kënaqur kur merr fitore në Kukës’, Mirel Josa ka sinqeritet: Mund të na barazonin në fund me Barbosën…

Vllaznia ka fituar ndaj Kukësit me shifrat 0-1.

Goli i vetëm erdhi nga Hakaj, që realizoi një kryevepër të vërtetë në minutën e 43. Verilindorët shpërdoruan rast të pastër me Barbosën për të barazuar në minutat e fundit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Josa: “Kur merr fitore në Kukës, je i kënaqur. Më kënaq si luajti skuadra në pjesën e parë dhe në disa minuta në pjesën e dytë. Kishim shumë mundësi, por jo të gjitha rastet bëhen gola.

Ekipi ishte shumë i përqendruar sot. Ndeshja vendoset nga episodet, Barbosa mund të barazonte në fund. Garanci nga ekipi? Do ta shohim nga ndeshjet e tjera.

Fitorja e sotme na bën shumë punë para takimit që do të kemi me Tiranën. Kukësi humbi dy raste të pastra në fund, duhet të kemi kujdes”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments