Erald Çinari nesër pritet të zbarkojë në Turqi dhe të zyrtarizohet pjesë e klubit që garon në ligën e dytë turke. Nga “Demat e kuq” po tenton të marrë edhe dy lojtarë të tjerë, madje me njërin prej tyre gjithçka është drejt finalizimit me sukses.

Lojtari tjetër që synohet nga të kuqtë është Esat Mala dhe Samsunspori po bën të pamundurën bë ta bindi edhe atë, ashtu si Çinarin. klubi turk po tenton të transferojë edhe Esin Hakajn.

Shkodrani i krahut të majtë të mbrojtjes është një tjetër lojtar në fund kontrate me Partizanin dhe tashmë që është në kulmin e karrierës, ai po synon qqë të bëjë lëvizjen e duhur për të ardhmen e tij.

Nese ndodh kjo, padyshim qe do te ishte diçka shume e mire per te ardhmen e lojtarit i cili tashme ka pjekurine e duhur per te bere mire edhe ne kampionatet e huaja.