Shqipëria u-21 ka shpallur listën për ndeshjet kualifikuese të europianit që do luhen në muajin nëntor. Kuqezinjtë e vegjël do luajnë me datën 12 kundër Sllovenisë dhe me datë 16 kundër Kosovës. Të dy takimet do luhen në transfertë dhe do jenë dy ndeshje shumë të forta.
Trajneri Alban Bushi ka bërë sot zyrtare listën ku bien në sy emra e zakonshëm si: Muçi, Çelhaka, Selmani, Marku e shumë të tjerë. Gjithashtu në listë ka pasur vend edhe për sulmuesin e Vllaznisë, Mehdi Çoba. Por, sulmuesi i shpejtë kuqeblu nuk është i vetmi shkodran që do jetë pjesë e grumbullimit.
Vend në kombëtare ka edhe për Mario Mitaj, mbrojtësin e AEK, por edhe për Erald Laktin, mesfushorin që luan me Leccon. Të dy lojtarët janë me origjinë nga zona që i përkasin qarkut të Shkodrës. Mbrojtësi që aktivizohet në Greqi që është me origjinë nga Vermoshi e Lakti me origjinë nga Muriqani.
Shkodra tregon edhe njëherë se e ka traditë futbollin dhe se në çdo cep të saj ka talente që janë shpërndarë në mbarë Europën. Tashmë pritet që këta futbollistë të tregojnë vlerat e tyre edhe për kombëtaren kuqezi të futbollit.
Endri ÇINARI