Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJo vetëm Dodaj, tek Vllaznia pritet edhe një mbrojtës

Jo vetëm Dodaj, tek Vllaznia pritet edhe një mbrojtës

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia ka marrë dritën jeshile në merkato dhe tashmë po lëviz konkretisht për të përforcuar skuadrën në prag të mbylljes së afatit kalimtar të janarit. Drejtuesit kuqeblu kanë intensifikuar punën, me objektivin për të rritur konkurrencën dhe cilësinë në repartet kyçe, në funksion të garës për titullin kampion.

Shkodranët do përforcohen me dy futbollistë në orët e fundit të merkatos. I pari është Jesus Zabala, mbrojtës i majtë, i cili gjatë pjesës së parë të sezonit ka qenë pjesë e Tërbunit. Prej disa kohësh, Zabala po stërvitet rregullisht me Vllazninë, ç’ka tregon se afrimi i tij është në fazë të avancuar dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Ndërkohë, një tjetër lëvizje e rëndësishme do të jetë rikthimi i Kevin Dodajt në formë huazimi. Sulmuesi, aktualisht pjesë e CSKA Sofie, do të veshë sërish fanellën kuqeblu, duke sjellë njohjen e ambientit dhe alternativë shtesë në fazën ofensive për stafin teknik.


Këto dy afrime do ta bëjnë Vllazninë edhe më konkuruese, duke forcuar ndjeshëm radhët e skuadrës në një moment vendimtar të sezonit. Me synimin e qartë për titullin kampion, kuqeblutë dërgojnë sinjal të fortë se janë gati të luftojnë deri në fund, si në fushë ashtu edhe në merkato.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments