Partizani ka pasur një organikë të kushtëzuar nga mungesa e merkatos, por duket se lojtarët e huaj, nuk po e bindin trajnerin Ilir Daja, i cili ka nisur që të bëj plane ndryshe.

Melo duket se nuk është në preferencat e tij, por ka edhe një tjetër futbollistë që mori minuta gjatë sezonit të shkuar dhe që ka ardhur me bujë në rdhëte “Demave të kuq”.

27-vjeçari, ka luajtur vetëm në dy ndeshjet e Kupës së Shqipërisë dhe që kur shënoi golin e fitores kundër Apolonisë (1-0, 12 nëntor 2020), nuk është parë më.

Braun ka qenë i prekur nga virusi COVID-19 dhe ishte në izolim. Kur ka kaluar më shumë se një muaj që nga hera e fundit kur 27-vjeçari ka zbritur në fushë, ende nuk ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore.