Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJo vetëm suksese, Shqipëria humbi lojtarin në 2025-ën

Jo vetëm suksese, Shqipëria humbi lojtarin në 2025-ën

Shqipëria po lë pas një vit të suksesshëm në futboll, ku krahas rezultateve pozitive që kishte ndër muaj, fitoi edhe shumë lojtarë të cilët debutuan me fanellën kuqezi dhe bindën nga ndeshja në ndeshje.

Por, veç fitoreve kishte edhe humbje dhe një ndër to ishte mbrojtësi Adrian Bajrami i cili vendosi të braktiste Shqipërinë, për të luajtur me Zvicrën.

Vendimi i Bajramit u mor vetëm pak ditë para ndeshjes që Shqipëria luante në Gjibraltar, teksa emri i tij ishte pjesë e listës së Kombëtares.

Bajrami ka qenë një nga të preferuarit e Silvinjos, duke e mbështetur edhe kur u dëmtua, megjithatë aktivizimi vetëm në ndeshje miqësore, ia lejoi mbrojtësit që të ndryshonte skuadër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments