HomeKRYESOREJo vetëm Xabi Alonso, në Spanjë zbulojnë një emër të bujshëm për...

Jo vetëm Xabi Alonso, në Spanjë zbulojnë një emër të bujshëm për post Ancelotti

Fakt është që Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, në përfundim të kontratës, por është ende e paqartë se kush do të jetë zëvendësuesi i tij.

Prej kohësh flitet që në stolin e “mbretërorëve” do të ulet ish futbollisti i tyre, trajneri aktual i Bayern Leverkusen, Xabi Alonso, por në Spanjë kanë dhe një version tjetër, më të bujshëm.

Sipas Mundo Deportivo, mes emrave për pasuesin e Ancelottit tashmë është përfshirë edhe Jose Mourinho. Tekniku portugez ka një kontratë me Romën deri në 2024, por sipas mediave vështirë se mund të përfundojë këtë sezon.

Nëse ky rikthim i Mourinho-s në Madrid do të behej realitet, do të ishte një rikthim i bujshëm pas 10 vitesh.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments