Trajneri Mirsad Jonuz duket se i ka dhënë sërish besim moldavit Maksim Kojokaru.
Kur pritej që mbrojtësi 20-vjeçar të mbyllte bashkëpunimin e shkodranët, tekniku i kuqebluve e ka përfshirë në listën për fazën përgatitore të dimrit, e cila nis nesër në Ohër.
Fillimisht, u raportua se Kojokaru nuk ishte bashkuar me shkodranët, por duket se tashmë mbrojtësi do të qëndrojë në “Loro Boriçi”.
Deri tani Vllaznia ka zyrtarizuar një blerje, mbrojtësin Mevlan Adilin, ndërsa flitet se drejtuesit e klubit do të transferojnë dhe sulmuesin e kombëtares së Moldavisë Eugen Sidorenkon.