Trajner i ri tek Vllaznia por stafi është “i vjetër”. Jo nga mosha dhe emrat por nga fakti se kanë qenë pjesë e kuqebluve edhe sezonin e kaluar.
Maqedonasi Mirsad Jonuz që është emëruar në pankinën shkodrane nuk ka patur preferenca për ndihmësit e tij dhe për këtë arsye, ka zgjedhur të vazhdojë punën me Safet Osjen si ndihmëstrajner dhe Ideal Lekiqin si trajner portierësh.
Kjo në fakt është diçka shumë pozitive sepse këta dy trajnerë do ta ndihmojnë teknikun e sapoardhur për të njohur më mirë skuadrën, lojtarët dhe gjithçka tjetër.
Në fakt, nga përvojat e mëparshme ka ndodhur që trajnerë të ndryshëm të vijnë në Shkodër me stafet e tyre por gjithsesi pa lënë shumë gjurmë me punën e tij.
Ja pse, Jonuz duket i veçantë sepse pavarësisht CV-së së tij shumë të mirë, nuk ka shfaqur ndonjë kërkesë të ekzagjeruar por e ka marrë me shumë dëshirë drejtimin e Vllaznisë dhe bashkë me pjestarët e tjerë të saj dëshiron të bëjë punë të mirë me të.
© shkodrasport.com