Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz është shprehur i kënaqur me fitoren por edhe me lojën e zhvilluar sot në ndeshjen e kupës ndaj Burrelit të cilën e fituan me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar që në pjesën e parë nga brazilianët Uenderson dhe Emerson.

“Ishte një shans shumë i mirë për të gjithë lojtarët për tu aktivizuar dhe për të treguar vlerat e tyre. Sot ishte një lojë e mirë. U shënuan dy gola nga ana jonë. Po ashtu mund të them se ishte edhe ballafaqimi i parë i Godfrey që ka dëshirë që të thirret (Waza) dhe mendoj se bëri një paraqitje të mirë.

Mendoj se pëërveç golave humbem edhe disa raste të mira për shënim. Kishte momente që nuk lujtëm shumë mirë gjithsesi dua të them se në tërësi gjithccka ishte pozitive. Për lojtarët e stolit që u aktivizuan mund të them se të gjithë janë të rëndësishëm. Që në ndeshjen e parë unë kam aktivizuar Ruqin e Lekajn, kështu kam bërë edhe me të tjerët në përballje të ndryshme.

Kam 22 lojtarë dhe tre portierë ne dispozicion, unë sot futa edhe Qarrin dhe për mua që të gjithë janë të rëndësishëm. Pse të mos synojmë edhe fitimin e Kupës do të ishte diçka e bukur dhe një mundësi e mirë për ne. Godfrey ka një javë që është këtu. Sot ishte takimi i parë i tij, deri kur të vij dita e ndeshjes nuk e di nëse do të jetë apo jo në fushë, kjo edhe pasi Gligorov ka patur shqetësime dhe ende nuk është totalisht i plotë.

Përballja me Kukësin do të jetë një ndeshje sa e vështirë aq edhe delikate. Ato kanë sulmues shumë të mirë, por ne në këtë takim do të japim maksimumin dhe do të kërkojmë tre pikët. Çdo ndeshje është e ndryshe dhe nuk i ngjet apak njëra tjetrës, ndoshta mund të kishim fituar me Luftëtarin e barazuar me Skënderbeun, ky është futbolli. Shpresoj që me Kukësin të arrijmë atë që duam. Në atë takim me Kukësin ccdo rezultat pozitiv do të jetë i mirë”.
www.shkodrasport.com