Vllaznia arriti të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Kukësit, aty ku mundi Kukësin. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Mirsad Jonuz u shpreh se kjo fitore ishte e rëndësishme për skuadrën e tij, ndërkohë që shtoi se është herët për të folur për objektiva.
“Ishte një fitore ndaj një kundërshtari shumë të fortë me një ekip që ka sulmues të mirë dhe një mesfushë të mirë. Ishim të detyruar të luanim me kundërsulme. Pjesën e parë ishim barazim dhe shënuam por Kukësi po bënte presion dhe dhanë maksimumin.
Futën të gjithë në sulm dhe e di se Gavazaj e Shkurtaj janë të rrezikshëm. Ishte hera e parë që vendosa 3 stopera. Pasi pësuam ishte e rrezikshme por futbolli ky është, ke 2-3 raste dhe jam i lumtur që shënuam golin e dytë.
Sot futa edhe lojtarin e ri se Gligorov u dëmtua, më në fund i ndryshova pozicionin dhe Likës, se është një sulmues shumë i mirë dhe në fund fituam, ishte një ndeshje shumë e vështirë për skuadrën time, por në Shqipëri çdo skuadër është në një nivel, edh epo të shohësh klasifikim, një humbje skuadra shkon poshtë e me një fitore lart. Por besoj që deri në fund të nëntorit skuadrat do të shkojnë në vendin e tyre.
E kam thënë edhe më parë që Vllaznia është një skuadër shumë e fortë. E shoh tani që kemi humbur 2 pikë me Luftëtarin, ndoshta në të ardhmen do të na duhen ato pikë, është normale se është skuadër e re. por do të vazhdojmë të punojmë.
Por besoj se me Partizanin do të vijnë më shumë tifozë, do të japin maksimumin si skuadra. Kemi 15 ditë pushim kështu që do të punojmë fort. Vllaznia është e rëndësishme që të luajë e qetë, me stabilitet, se sot shpesh ishte i shpërqendruar dhe nuk u pasua mirë, do të rikuperohen.
Vllaznia ka luajtur në vendet e poshtme në vitet e fundit dhe ka rënë nga kategoria, por situate është më e mirë, situate psikologjike është më e mirë. Problemet më të mëdha janë larguar, por dalëngadalë do të shohim ndeshjet me radhë. Plani dhe objektivi është të krijojmë stabilitet, jo të flasim për kupën UEFA a objektiva të tjerë.
Do të vazhdoj punën dhe shohim ndeshje pas ndeshje, ka shumë ndeshje deri në finishin e kampionatit”, tha Jonuz. /VipSport.al/