Pas barazimit të sotëm ndaj Luftëtarit, trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz, në prononcimin për Supersport është shprehur se skuadrës i mungon sulmuesi klasik, ndërsa u shpreh se ekipi u tregua i ftohtë në lojë.

Skuadra? Skuadra ka probleme dhe nuk më bind akoma. Duam të rritemi dhe më pas të presim rezultatet.

Për skuadrën time e di që kemi probleme, është e vështirë për mua sepse nuk kam një sulmues klasik. Pjesën e dytë patëm më shumë shanse por duhet futur topi në rrjetë. Flamurtari erdhi për pikë dhe i mori pikët.

Është e vështirë të luash pa spektatorë, e vështirë kur skuadra luan në presion dhe ndeshja bëhet më e vështirë. Pjesën e dytë ndryshova pozicionet dhe taktikën por nuk patëm fat. Ndonjëherë duhet fati në futboll.

Ekipi nervoz? U tregua nervoz ekipi, sot ishin shumë të ftohtë. Vllaznia është një emër im madh, por jashtë kemi luajtur edhe me 10 lojtarë por kemi luajtur me gjak dhe kemi marrë pikë. Më vjen keq për dy pikët e lënë. Kishim mungesat e Ramadanit, Krymit. Do të jetë më vonë edhe Godfrej dhe skuadra do jetë e plotë.

Sulmuesit e Vllaznisë? E di historinë e Vllaznisë me sulmuesit. Kam marrë edhe nga të rinjtë dhe kanë nevojë për më shumë minuta.

Në të njëjtën kohe po punoj me të rinjtë, të huajt dhe kam 14 lojtarë të rinj. Vllaznia do të vazhdojë të përpiqet. Kam 40 ditë që punoj për goditjet standartet por sot i gabuam të gjitha, por do të vazhdoj të punoj kjo është puna ime.