Laçi e nis vitin 2024 me një ndeshje në shtëpi të dielën kundër Erzenit në orën 13:30. Gjatë kësaj periudhe klubi kurbinas nuk ka mundur dot të federojë asnjë lojtarë në merkato, pasi e ka të bllokuar nga FIFA për shkak të gjyqeve të humbura dhe mosrespektimit të marrëveshjeve.

Të vetmit futbollist të rinj që i janë bashkuar grupit në ditët e fundit, janë mbrojtësi i majtë Indrit Prodani dhe sulmuesi i krahut, Arval Maliqi.

I pari rikthehet në Laç pas gjashtë vitesh aktivizim në skuadra si Kastrioti dhe Dinamo. Megjithatë, trajneri Mirel Josa nuk do ta ketë në dispozicion derisa të zhbllokohet merkatoja e janarit.

Me grupin e lojtarëve që mbylli pjesën e parë të sezonit, Laçi do të kërkojë ta nisë vitin me fitore në shtëpi, në një kohë që sytë për golat janë nga kapiteni Ujka dhe sulmuesi Sobouale.