Tifozet shkodrane jane zhgenjyer nga zhvillimet e javes se fundit te Superliges teksa Vllaznia nuk arriti dot te siguronte Europen permes kampionatit.

Por per trajnerin Mirel Josa nje gje e tille deri diku ka qene e prishme. Ne prononcimin e tij pas ndeshjes, ai eshte shprehur se objektivi i Vllaznise ishte per te fituar ndaj Kastriotit dhe pa e patur mendjen se çfare do te benin te tjeret.

“Objektivi jonë ishte të fitonim ndeshjen. Nuk e kemi nisur ndeshjen të varur nga të tjerët. Nuk prisnim ndonje dhurate nga te tjeret. I kemi marrë tre pikët dhe nuk jemi pishman. Kemi ndeshjën e kupës përpara.

Duhet të mendojmë për rikuperimin e lojtarëve brenda këtyre pesë ditëve të mbetura dhe për vazhdimësinë e skuadrës, por fillimisht duhet të mendojmë për kupën dhe arritjen e objektivave, si ato të klubit dhe ato përsonal”- eshte shprehur ai.

Ne fakt Josa e permendi edhe dje ne konferencen per shtyp te dites se djeshme ku per te nuk ishte shume e rendesishme se çfare do te bente Tirana ndaj Kukesit. Mesa duket ai e parandjente kete gje dhe keshtu rezultoi ne fakt./SHKODRA-SPORT.COM/