Vllaznia- Partizani eshte çerekfinalja e pare qe do te luhet pasditen e sotme ne oren 17.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nje sfide qe vjen ndoshta jo ne momentin me te mire te te dy ekipeve, por qe me shume siguri do te shfrytezohet prej tyre per te dale nga kjo gjendje dhe per te pare perpara.

Ne prag te kesaj ndeshje trajneri i shkodraneve Mirel Josa eshte shprehur: “Normale që do të jetë e vështirë. Kur një skuadër nuk të jep njëfarë sigurie, gjithçka bëhet më e vështirë.

Por të mos harrojmë se kemi qenë në situata shumë më të këqija, këtu ju kujtoj që luajtëm me Flamurtarin në Kupë për 120 minuta. Unë jam i kënaqur që lojtarët binden për gabimet dhe kërkojnë që të bëjnë më të mirën në të ardhmen.

Kur skuadra nuk fiton dhe nuk merr rezultate, është evidente mungesa e qëndrueshmërisë. Kur bëjmë analizën e një ecurie nuk duhet që të shikojmë çfarë bëjnë skuadrat e tjera. Luajmë për Kupë, por jemi në të dyja frontet në luftë. Kështu që, e vetmja gjë për sa u përket parashikimeve të mia për të organizuar ndeshjen me Partizanin, më ka futur mua në disa dilema, pasi ka lojtarë në skuadër, që janë ngarkuar më shumë sesa të tjerët.

Kam parasysh këtu treshen e mesit të fushës, mungesën e stabilitetit në mbrojtje, si dhe dëmtimet e Hakajt dhe Smajlit. Këto kanë ndikuar te stabiliteti i skuadrës. Duhet të mendojmë se si duhet të veprojmë me Partizanin, pasi kemi edhe një ndeshje të rëndësishme me Teutën në Durrës”.